Kurti bashkëbisedon me përfaqësuesit e komunitetit turk, premton grant milionësh për bizneset e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit turk për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit Kurti tha se bizneset e komuniteti turk do ta kenë përkrahjen e qeverisë së tij. Tha se shuma e grantit për këtë komunitet do të jetë 1.5 milionë euro. Ministri i Zhvillimit Rajonal, i cili vjen nga komuniteti turk, Fikrim Damka tha se Kosovës i nevojitet një strategji për komunitetet. Prej kësaj dite do të shohim punën se çka kanë bërë, patjetër që Zyra për Komunitete duhet të përgatisë strategjinë e saj për komunitete dhe kjo strategji së bashku me shoqërinë civile dhe personat e rëndësishme nga komuniteti të merr parasysh gjitha çështjet e rëndësishme”, deklaroi ai.Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, e cila është përgjegjëse për komunitetet tha se Qeveria e Kosovës të gjithë qytetarët do t’i trajtojë të barabartë.“Në qeverinë e re punojmë më mirë në interesin e qytetarëve dhe ajo çka është e rëndësishëm është se krejt jemi të barabartë dhe konsiderojmë se shteti është i barabartë për të gjithë qytetarët dhe të gjithë e kanë të drejtën për jetë”, theksoi ajo.