Një javë sulmesh intensive të Qeverisë ndaj mediave 

                         Qeveria Kurti duket se assesi nuk po arrin të ndërtojnë një raport të shëndoshë me mediat. Në fakt, ditët e fundit kanë qenë ditë intensive sa i përket përplasjes së Qeverisë me mediat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Kryeprotagonist i ditëve të fundit ka qenë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili në konferencën e së premtes ku po fliste për sulmet ndaj Policisë në pjesën veriore të Kosovës, mori edhe një pyetje që nuk e kishte “pritur”. Ai u pyet nga gazetarja e mediumit online “Periskopi” në lidhje me punësimin e motrës së tij në Ministrinë e Bujqësisë.Sveçla në vend të përgjigjes, i ka quajtur “budallallëqe” pyetjen e gazetares, Besarta Hoti, për punësimin e motrës së tij.Sjellja e Sveçlës ndaj gazetares, u konsiderua si joprofesionale për postin që mban dhe gjithashtu me konotacione seksiste.Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi duke potencuar edhe faktin se Ministria Sveçlës, ashtu edhe si shumë dikastere të tjera në Qeveri janë hermetike në raport me mediat.Sipas AGK-së, sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale, me konotacione seksiste, si dhe përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren.“Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren. AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës. Për më tepër, MPB-ja sikurse ministri të tjera të qeverisë nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.