E shtuna poetike me poeten:Nasia Xhemalaj
JETË E VËSHTIRË.
———————————
Në timon kujdesem, e qetë të jem,
s’bëhet shaka është si arma që vret,
e dua jetën, e bashkë me timen,
kam dhe njerëzit e mi të shtrenjtë.
Shqetësohem për vëllezërit, për punët e tyre,
në fshat jeta është e vështirë,
dhe kur punët shkojnë praptazi me kohën,
si thika me dy presa ankthi, i pa mëshirë.
Ndihmoj sa mundem, jam mërgimtare
në gjendje pak më t’mirë se ata,
jeta është bërë shumë kursimtare,
dhe fijen e perit na shesin për tra.
Vinë llogaritë dy shkallë më poshtë se rroga,
e supet nga çudia ngremë si kodër e thyer,
Kopraci i Molierit, nga varri i vet te çohej,
do çmendej nga habia.
Korendi, uji, qiraja, makina,
dhe dy ilaçe i do njeriu,
shumë punojmë, e shtrenjtë jeta,
andej nga lind, humb dhe dashuria.
Do thoni, se botën e kanë zënë të dridhurat,
globale e keqja, me sy e vesh e ndjekim,
shtohen sëmundjet, diku bëhet luftë,
dhe krizat njëra – tjetrën ndjekin.
E vështirë jeta, kjo fjalë më shpon veshët,
kudo dhe kurdo mund ta dëgjosh,
A të grishë zemra?! – Timonin drejt s’ja mbajte,
dhe mua diku shtrembër më shkojë.