E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit:Gëzim Ajgeraj
Çast
——————–
Sythet e fillimvitit pikojnë etshëm mbi çastet alpine
Mbi stalaktitet e pritjes përmallshëm lëngon largësia
E diku mbi lëvozhgën e vegimeve mbështjellë mallin
Që të mos mërdhijnë motet e largësive të acarta
Mbi akullin e pritjeve të shpresave të kthimeve
Udhët lëvjerren si kalaveshët e vesës mbi degën e ikjeve
Dhe mbështjellin orë e cast ëndrrat mërdhirë
Deri sa vonesa e moskthimeve muzonë kronikave të pritjes
Dhe me këngët e dhimbjes zbukuromë motet e e udhëve
Për dritën e të nesërmeve mos`harrimit i ndezim kandil
Dhe çastet alpine djegim në mall të mos mbeten harrimit