Kryeshefi i KEK-ut: Njerëz të segmenteve të ndryshme më kërkuan punësime
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka folur për zhvillimet e fundit që lidhen me punësimet në këtë kompani publike.Krasniqi thotë se kishte përpjekje për të ndikuar tek ai për punësime, por ka refuzuar.Sipas tij presion ka pasur nga shumë nivele.“Ka pasur njerëz një nivele të ndryshme që kanë kërkuar punësime. Tek e fundit kjo ka qenë praktikë e 20 viteve. Kjo mund të konsiderohet normale pasi ata kanë dashur të vazhdojë avazi i vjetër”, tha ai në RTK.“Unë qysh në fillim ua kam bërë të ditur. Edhe njerëzve që i njoh, u kam thënë se askush nuk mund të punësohet në KEK pa baza meritore”.Krasniqi tha se janë 230 ankesa të ndryshme të aplikantëve në konkursin e fundit.“Ka pasur ankesa të natyrave të ndryshme. Disa prej tyre në ankesë e përmendin se kanë gjendje të rëndë ekonomike. Kjo nuk mund të merret parasysh në ankesë. Ka të tjerë që thonë se kanë aplikuar për punë në KEK për të disatën herë. Edhe kjo nuk mund të merret për bazë si ankesë”.I pari i KEK-ut megjithatë thotë se në ankesa ka të tillë që kanë shënuar se me shkrim kanë pasur pikët maksimale, derisa kjo duhet të shqyrtohet nëse ka pasur parregullsi gjatë intervistimit