Temperatura deri në 20 gradë, parashikimi i motit për këtë të premte dhe të shtune
Mot kryesisht i ngjashëm do të vazhdoj edhe për dy ditët e ardhshme.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihen luhatje në parametrat meteorologjik duke krijuar mundësi për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.