E diela poetike me penën a artë të shkrimtarit:Gëzim Ajgeraj
Me mallin morëm bjeshkën nën këmbë
Me mallin morëm bjeshkën nen këmbë
dhe bora tufa tufa që si jepej diellit te prillit
horizonti me shkrihej përmallshëm dritëzave në sy
dhe pak shafran tek ndrydhja për sheqerin tim te tepert, shtrëngoja nen dhembe
shkrumbi alpik tek me shkrihej ne gjoks
nen freskinë e borës së bardhë te prillit mbi Sharre
ehhh sa me qenka mbledhur ky mall i mallkuar si një topth
e po shkrihet përmbi tufat e bores këtu mbi Sharr
rendoja rendoja sa bjeshka ky i djegshmi i imi mall
e shoh tek shkarkon lehte e lehte këtu përmbi Sharr
rendon bash si ky gur i zi përpara syve te mi përmalltë
tamam si ai gur kufiri qe përtej Iliriden ma ndanë
pak përtej ç’më përmallë e çmalle nje këmbane
blegërimat e njoma te qengjave dhe fyelli i nje bariu m’at anë
më trazojnë ca kujtime te nje vargu te mikut te madh te pendës
dhe ca vargje për qengjin e vargut Agollian
pa dashje dhe loti e përmallimit pikon nga njëherë
e bie mbi shkëlqimin e diellit te prillit plote shkëlqim
janë dhimbjet e udhëve te përmalla te dekadave Alpike
qe shkrihen tinezishte nen qerpikun e syrit tim
hapat e mia ecin e ecin e sdi nga me qojnë
përtej bjeshkëve te mbuluara ende tufa tufa me bore
ketë mall timin qe ato ma trazojnë
dua ta shkri si një dhembje shpirti e ta freskoi mbi to
Mes kufirit Kosove- Iliridë, 24 prill 2022