Në Burrel, përkujtohet 23 vjetori i rënies të Heroit Halil Gashi
Me rastin e 23 vjetorit të rënies së Heroi Halil Gashi edhe sot dhjetra familjarë, miq e ish koleg përkujtuan dëshmorin tani Heroi e e Kosovës, Halil Gashin i cili humbi jetën gjatë përgatitjes për luftë 23 vite më parë në repartin ushtarak “Mollëza” në Burrel .Tani Burreli i je një rreze liria nga Kosova Lapidari i heroi Halil Gashi, që është ngritur nga Bashkia e Burrelit. Halili që në moshën e tij të hershme ishte brumosur me atdhedashuri, duk rrokur edhe armët fillimisht në shtabin Retijes e më vonë për tu stërvitur edhe në Burrel. Guximi dhe trimëria e Halilt ishte e pashoq dhe ishte e pa kompromis për lirinë e Kosovës Heroizmi dhe trimëria e Halilt vlerësohet për veprën dhe luftën e Kosovës, zyrtarët e Njësisë Administrative e vlerësojnë duke thënë se vepra e atyre që luftuan e dhanë jetën për liri, është shkruar tashmë në histori. Babai i dëshmorit Halil Gashi, Muhamet Gashi, shprehet se jo vetëm familja e tij ,por i gjithë Kosova vlerëson edhe Bashkia e Burrelit po tregon bujari të përhershme dhe shqiptarët e kryesisht matjanët gjatë viteve të luftës na ndihmuan pa kursyer as jetërat e tyre .Bashkëluftëtari i Halilit, Feriz Gashi , tani veteranë i UÇK-së dhe udhëheqës i shoqatave të dal nga lufta sjell edhe njëherë në memorie ngjarjen e 23 viteve më parë, kur ai, Halili dhe vëllai i Halilit erdhën në Burrel për tu stërvitur për luftë. Ferizi nuk lë pa falënderuar të gjithë ushtarakët shqiptar që në atë kohë dhanë kontribut shumë të madh për përgatitjen e luftëtarëve kosovar. Me 2 Maj të vitit 1999 ushtari i Brigadës 28/128 Halil Gashi,nga Landovica e Prizrenit ishte në stërvitje artilerie në kazermën ”Mollëza” të Burrelit, ku edhe bie dëshmor teksa po ushtrohej bashkë djem të ardhur nga Amerika, Kandaja e vetë trojet shqiptare. Emri i heroi Halil Gashi përkujtohet më respekt e nder të madh. Ai mbete një ideal i madh se si duhet të vdiset për atdhe./qendrapress.com/