Mustafa për darkën në Berlin: Kurtin nuk e quaj tradhtar, mashtrues po

                                      Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar darkën e mbrëmshme që u shtrua në Berlin për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Mustafa, i cili ishte ndër më të kritikuarit nga Kurti, pasi ishte takuar me Vuçiqin në kuadër të negociatave Kosovë-Serbi sa ishte shef i ekzekutivit të Kosovës, e ka quajtur Kurtin ‘mashtues’.“Nuk mund të lëshohem në nivelin e Kurtit e as të bashkëpunëtorëve të tij. Kanë qenë sjellje rrugaçësh, të rrezikshme për vendin por edhe për jetën e atyre që i shpallnin tradhtar. Me ato sulme, etiketime e parulla të rrezikshme erdhën në pushtet dhe ky vet u ul gju më gju me Vuçiqin. Nuk shoh asgjë të veçantë që është takuar me Vuçiqin sepse është punë që duhet ta bëjë kryeministri në dialog. Për këtë, unë nuk e quaj tradhtar. Mashtrues po, sepse i ka mashtruar analfabetët e vet funksional për të ardhur në pushtet dhe vazhdon t’i mashtrojë”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.Në fund, Mustafa ka deklaruar se është i bindur që Kurti “do t’i gëlltisë të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet që janë arritur dhe do të nënshkruaj marrëveshje edhe më të ndërlikuara”.Kryeministri Albin Kurti sot në konferencë për media ka folur për takimin që zhvilloi dj Lajçakun dhe Vuçiqin, duke thënë se në atë darkë ka përfaqësuar vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka mbrojtur interesat e shtetit.