Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti jashtë vendit, njëri në Panama e Kosta Rica, tjetri në Amerikë
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjenden jashtë vendit, në vizita zyrtare në shtete të ndryshme.Presidentja Osmani po zhvillon vizitë zyrtare në Panama dhe më pas do të vizitojë edhe Kosta Rican, kurse kryeministri Albin Kurti ka nisur dje vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reporteri.net.Presidentja Osmani takimin e parë në Panama e zhvilloi me presidentin e këtij shteti Laurentino Cortizo Cohe ku u prit me nderime shtetërore.Osmani më pas përuroi shtatoren e Shën Terezës të punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me Ministren e Jashtme të Panamsë, Erika Mouynes dhe me Kryepeshkopin, José Domingo Ulloa.Osmani theksoi se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën. Kjo është edhe një mirënjohje për punën e saj, për vlerat e saj e për madhështinë e personalitetit të saj.Ndër të tjera, Presidentja Osmani u shpreh se si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës. Po kështu, shtoi ajo, i jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund t’i ofrohen një të shenjte.