E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit;Gëzim Ajgeraj
Metamorfoza e dhimbjes
—————————————
Ai luftës i mbijetoi
me njëmijë përpjekje sakrificë mund e trimëri
thonë se në front u dallua për trimëri
e zëri s’iu dëgjua
e deshi atdheun vendin tij
që brezat të jetojnë të lirë
dhe fëmijët e tij
Tani Ai jeton dhimbshëm
i përbuzur i nëpërkëmbur i lënë në harrim
e sheh të heshtur të ngrysur të thyer
besa edhe të përndjekur
nga ata që s’lëvizën as këmbën për lirinë
shikon çuditshëm tek glacojnë
sorra morra e minj mbi lirinë
e shokëve të tij
dhe mbi shpirtin e dërmuar të tij
Ai ndrydhet i heshtur
brenda idealit të tij