E diela me poetin; Refki RESHITAJ
U PLAKE OJ NËNË, U PLAKE..!
Shkijet na dogjën çdo gjë,
Libra, letra dhe fotografi…
Por kujtimet nuk ia dolën
T’ na i shkoqin nga mendja asesi !
Dhe tash pas kaq vitesh
Kur ndonjë foto hasi ndokund
Kënaqem, buzëqesh si fëmiu,
Gëzimi im nuk ka fund…
E pash një të tillë këto ditë,
Tek daja im në Suedi
Nënën kur e kisha të re,
Dhe unë kur isha fëmijë.
O Zot, ç’më kapi nostalgjia
Për at’ kohë që aq shpejt fluturojë,
Më së shumti më rëndon mërzia,
Nënën e re, n’ foto kur e shikoj
Vërtetë, a s’ është e më e mira në botë
Ma thuani edhe Ju..?
Apo ndoshta pas kaq viteve,
Vetëm mua më dukët kështu ?!
Ishte grua punëtore,
Mbi supe mbante një shtëpi…
Punë e përkujdesje pa pushuar
Na rriti tetë fëmijë…
Po jeta është e tillë,
Herë dimër e herë verë
Vitet kalojnë një nga një,
Pleqëria troket në derë !
Kështu dhe Nëna ime
Arriti në vitet tetëdhjetë
Ia numërova pasardhësit,
Më dolën mbi gjashtëdhjetë…
Secili më i mirë se tjetri
Vasha e djemë për lakmi
Ajo më së shumti gëzohet
Kur na sheh tok në shtëpi
I bëra gjithë këto vite,
Normal se kisha vështirësi
Por zemra mal më bëhet
Kur ju shoh në harmoni..!
Këto fjalë na i thotë çdo herë
Dhe lotët i dalin me mall
Thotë se ka vetëm një brengë
Që edhe plakun se ka gjallë.
Të ishte gjallë edhe plaku
Ta shihte këtë shyhret
Kaq shumë nipër e mbesa
Është mrekullia vetë..!
E përqafoj me mall,
Si dukur kur isha fëmijë
U plake oj Nënë, u plake…
Nga Ti u bëfshim NJËMIJË..!
Suharekë,12 korrik 2015