Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik- PREDA Plus dhe WEntrepreneur si dhe Komuna e Prizrenit nenshkrua memorandum marrëveshje

                       Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj dhe drejtori i Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik- PREDA Plus dhe WEntrepreneur Valentin Hoxha, sot kanë nenëshkruar një memorandum marrëveshje për 14 gra që të ndihmohen për hapje të bizneseve të tyre. Pas kësaj kryetari Totaj ka falenderuar Fondacionin dhe z. Hoxha që tashmë do të kenë mundësi të ndihmohen 14 familje me metodën star tap dhe këto famlije do të ndihohen me mjete përkatëse në lëmi të ndryshme si rrobaqepësi , floktari e të tjera profesione , ku komuna siç tha kryetari do ta përkrah me 20 për qind e pjesa tjetë i përket fondacionit . Valentin Hoxha drejtor nga fondacioni me këtë rast the se e nënshkruam këtë Memorandum Bashkëpunim lidhur me Projektin: “Stabilizimi i mëtejm i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike” ndërmjet Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik- PREDA Plus dhe ËEntrepreneur si dhe Komunës së Prizrenit, Ne këtë formë do të ndihmojmë 14 gra të hapin biznesin, ne do të japim mjete në vlerë prej 2500 euro për secilën, por para kësaj dua të bëjë me dije se kemi trajnuar seicilën përfituese nga një javë për format me të sukseshme të zhvilimit të biznesit tha Hoxha. Kurse mjetet e fondacionit u tha se do të jepen nga ASB-ja gjermane