Haradinaj u nis për krushk e përfundoi në State Department, Kurti e përfundon “turizmin” në Luginën e Silikonit
Atë që s’arriti ta bëj deri tash kryeministri Albin Kurti, sot e ka bërë kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Ai është pritur në Departamentin e Shtetit nga Emisari amerikan Gabriel Escobar. Takime të tilla s’ka pasur ende kryeministri Kurti, i cili pak më herët njoftoi se pas Kalifornisë, do ta vazhdojë vizitën në Texas, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Nga java e kaluar, kryeministri Albin Kurti dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, po qëndrojnë për vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.I pari i Qeverisë s’ka zhvilluar ndonjë takim fort me rëndësi. Takimet e tij kanë qenë kryesisht me njerëz të biznesit.Ai sot ka përfunduar “turizmin” në Luginën e Silikonit. Për takimet që pati deri sot njoftoi pak më herët përmes një video, që e kishte incizuar te “Golden Gate Bridge”, ura e famshme në San Francisko.Tha se qëllimi kryesor i vizitës në shtetin e Kalifornisë ka pasur për fokus vendosjen e Kosovës në hartën botërore të investimeve në sektorin e teknologjisë së informacionit“Sapo përfunduam vizitën tonë dyditore në San Francisko të Kalifornisë. Në Silicon Valley, qendrën amerikane të teknologjisë së informacionit, zhvilluam një sërë takimesh me kompani të mëdha globale si Linkedln, VMWare, Airbnb, Microsoft dhe Uber; por edhe me firmat investuese Andreessen Horoëitz dhe Sumeru Equity Partners për të ofruar qasje në financa për talentet kreative të Kosovë. Jemi takuar edhe me qendra të inovacionit teknologjik dhe social, si dhe me profesionistë të teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në kuadër të dialogut me mërgatën, e të cilët punojnë në Oracke, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë e shumë të tjera”, tha Kurti.Pas Kalifornisë, Kurti njoftoi se vizitën do ta vazhdojë për në Dallas të Texasit.