Fundjava me poeten ;Lule Alidema,psikologe
Më beko e lumja nanë
Më beko e lumja nanë,
Pash atë gji që më ke dhanë,
Ajo dorë e ytja me rrudha sot,
Do jetë bekim për vite e mot…
Në më pysësh çka është nana,
Them është vet dielli është vet hana,
Kah do shkoj e kah do vij,
Ndjej se nanë dielli je vetëm ti…
Ai shkëlqim yti pas më ndjekë,
Rrugën time sot ndriqon,
Kah do shkoj e kah do vij,
Dritën kam dhuratë nga ti…
Atëher kur jam mëse e dobët,
Dorën tënde unë kujtoj,
Më mbushë me fuqi,
Ajo dorë që më ledhatoi…
Ajo dorë kurrë nuk harrohet,
Sa herë kujtoj prapë përjetohet,
Sa po kujtoj atë ledhatim,
Më mbushet ndjenja shpirti im…
Ishte ndjenjë hiq pa hile,
Ndjenjë dashurie si nanë-fëmije,
Kur dora nanës ledhaton,
Botën fëmijës i ndryshon…
Lule Alidema