AAK kërkesë Qeverisë: Urgjentisht lejojeni tërheqjen e Trustit

                       Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media tha se kjo parti kërkon nga mazhoranca që të reflektojnë dhe ta mbështesin iniciativën e tërheqjes së Trustit.Sipas Tahirit, kjo duhet të bëhet për shkak të rrethanave në të cilat është sot Kosova dhe se është gjë elementare që qeveria duhet ta bëjë.Ai, tutje tha se po ashtu do të kërkojnë nga qeveria që për një kategori që ka më pak të hyra të bëjnë kompensimin e tyre në rast të tërheqjes. “Dhe po ashtu [qeveria] ta trajtojë mundësinë që për një kategori që kanë më pak të hyra në Trust ta bëjnë kompensimin e tyre. Pra, Trusti nuk është dëshirë, nuk është vullnet i mirë por është domosdoshmëri për të gjithë ata që janë duke paguar dhe kanë nevojë elementare”, është shprehur Tahiri.Më tej, ai foli edhe për pagën minimale, teksa tha se vota e tyre kundër dje rreth Ligjit të Pagave ishte për shkak se ata [AAK] duan që në mes të dy leximeve të ngritët paga minimale dhe disa kategori, siç është ajo e veteranëve të luftës, të vendoset në bazë të pagës minimale.“Në Ligjin e Punës, paga minimale ka një kriter të kalkulimit. Pra, nuk është dëshirë a vullnet i një kryeministri por bazohet mbi katër kritere dhe kriteri i parë është kostoja e shpenzimeve jetësore. Pra, kjo nuk përkon me pagën minimale 250 euro”.“Dhe e dyta, përcaktimi i pagës minimale për sektorin privat është bërë 250 euro, ndërsa përcaktimi i pensionit, apo ndihmës që jep shteti në rastin e veteranëve, vendosin që t’i largojnë nga kjo skemë. Kjo është diskriminim”, është shprehur Tahiri, njofton Klankosova.tv.