E diela poetike me poetin;Sabit Rrustemi
NATA E MADHE
( Varianti final )
Ke dëgjuar të thonë
sonte është Natë e Madhe
se dikush paska zbritur nga qielli
e dikush tjetër qenka ngjitur atje lart
Flijime të mëdhaja
paskan ndodhur nëpër kohë
për t’Madhin e për t’Lumin
që errë e zdritë
përditë
sa nuk t’i kapë mendja
e as pena
Thonë e ç’nuk thonë …
Nga thashethënat e të paqenat
dete të tëra janë tharë
male s’kanë mbetur as për farë
Për Zotin mashtrojnë
Natë të Madhe pa Ty e pa Mua
s’mund të ketë
as mos e kërko gjetkë
Kush thotë ndryshe
vetëm gënjen
Nata e Madhe pa Ty nuk vjen
( 4 korrik 2016 – 6 maj 2022