Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike
h Është bërë konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. Ky Komision, kryesohet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dhe për gjashtë muaj do t’i hetojë keqpërdorimet e mundshme të Qeverisë në lidhje me menaxhimin e energjisë elektrike.Kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj ka thënë se ky komision ka mandej gjashtë muaj e që duke llogaritur edhe kohën e pushimeve, atëherë i bie që deri në fund të këtij vitit komisioni është i mandatuar.
Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi që në mbledhjen e radhës të bëhet përgatitja e planit të punës.
E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se duhet të pajisen me dokumentacionin, dhe mbledhjen e radhës të dihet se kush është prioriteti.
“Nëse nuk e kemi dokumentacionin që duhet hetuar, atëherë nuk kemi bërë asgjë”, tha Lekaj