Haradinaj: Kurti zëvendësoi projektin e gazit që na sillte rrymë 24 orë në ditë, me bateri që e ruajnë rrymën vetëm dy orë

                     vitin e kaluar ndërpreu projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit.Kjo ndërprerje e projektit ishte bërë me arsyetimin se ka një kosto të lartë dhe se nuk ishte ekonomikisht i favorshëm.Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se Kosova duhet të jetë mirënjohëse ndaj popullit amerikanë për donacionin e dhënë.“Falënderojmë Amerikën që ka pasur durim me ne dhe përsëri ka gjetur mundësinë që këto fonde të MCC të ridestinohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.Ai thotë se për këto para kishte nënshkruar në vitin 2019, por që sipas tij destinimi ishte për gazsjellës.“Kurti paratë që janë dedikuar për të na sjellë rrymë 24 orë përmes gazsjellësit, po shti në bateri që e ruajnë rrymën vetëm 2 orë. Në rregull jemi. Edhe këto janë të mirëseardhura që po investohen ne akumulatorë, por e vërteta është se këto janë para që Amerika na ka dhuruar në vitin 2019 por Kurti i ka shtyrë projektet deri më tash”.Haradinaj thotë se megjithatë këto mjete do të nënshkruhen qysh në korrik, deri sipas tij mjetet ende nuk i kemi. “Kurti tash në SHBA është dashur të kërkojë mjete tjera, por ai i nënshkruan mjetet e vitit 2019. Jemi vonuar për më shumë se një vit”.Ai thotë se Kosova herët apo vonë do të investojë paratë e veta në gazsjellës.Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) kishte thënë se do t’i jepte Kosovës një grant deri në 200 milionë dollarë, që do të mund të shtetëzohej për infrastrukturën e gazit.Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me përfaqësuesit e MCC-së dhe kjo e fundit më 13 maj njoftoi se është arritur një marrëveshje kompakt, në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e cila ka për qëllim që të forcojë sektorin e energjisë së Kosovës.Projekti synon që përmes baterive, energjia e prodhuar në një periudhë të caktuar kohore të akumulohet, në mënyrë që të mund të shfrytëzohet në orët e ditës, kur çmimi dhe kërkesa për energji janë më të larta./Telegrafi/