Arrestohet 58 vjeçari në Suharekë, dyshohet se kanosi me armë zjarri viktimën
Zedhënësi i polocisë Rajonale Vesel Gashi , njofton se Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar M.M (58-vjeç) nën dyshimin se kanosi me armë zjarri viktimën.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga polici, ku thuhet se të mërkurën në orën 19:39, ankuesi kishte shkuar në stacionin policor në Suharekë, ku kishte raportuar se i dyshuari në lagjen e “Baçes së Mushtishtit”, Komuna e Suharekës, e kishte kanosur me armë zjarri.
“Viktima deklaron se: Deri te ky rast ka ardhur si pasojë e një marrëveshje civile (gojore) të cilën e kishin bërë në vitin 2021, dhe sipas tij marrëveshja nuk është realizuar ashtu siç është bërë (punimet në shtëpi)”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, viktima ka shkuar në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, aty ka eskaluar situata dhe i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në ajër.
“Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme ligjore, ka kontaktuar të dyshuarin: M.M., të moshës 58 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qen kooperativë , ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur”, thuhet tutje në njoftim.
Bëhet e ditur se në cilësinë e provave materiale, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka sekuestruar: një pistoletë, një gëzhojë, dy karikatorë dhe 40 copë fishekë.
“I dyshuari është sjellë në stacionin policor në Suharekë, është intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e përdorur është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe urdhër të tij ndalohet për 48 orë”, njofton tutje policia.
Policia njofton se rasti po hetohet nga hetuesit policorë të stacionit policor në Suharekë.