Policia jep detaje për vdekjen e nxënësit 12 vjeçar në Vushtrri
Një nxënës i klasës së gjashtë ka vdekur në Vushtrri. Humbjen e fëmijës së mitur, e ka konfirmuar shkolla “Liria” në Strofc të Vushtrrisë, ku i ndjeri vijonte mësimet.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditura informacionet e fundit.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka konfirmuar se 12-vjeçari është gjetur i vdekur sot, rreth orës 14:00, në shtëpinë e tij në fshatin Bequk.Ky rast po cilësohet i dyshimtë nga Policia.“Vdekje dyshimtë. Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima fëmija i moshës 12 vjeçar”, ka thënë Zahiti.Zëdhënësi i policisë ka thënë se njësitë relevante policore dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti për gazetën.Ndërkaq, SHFMU “Liria” e ka përshkruar të ndjerën si nxënës të mirë, të hareshëm dhe përplot jetë.“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë. Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F.”, thuhet në njoftimin e shkollës.