Biznesmeni nga Suhareka pretendon se pati një tentim-vrasje ndaj tij

                   Drejtori menaxhues i “Agro Holding Kosova”, Bekim Krasniqi, pretendon se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.Ai thotë se ka parë disa persona të panjohur në afërsi të shtëpisë së tij dhe një prej tyre ka shtënë me armë zjarri.“Para një ore në shtëpinë time ka pasur të shtëna me armë zjarri. Unë i kam larguar familjen dhe i kam futur brenda dhe kam dal vet për ta parë. E kam parë një person që ka gjuajtur me armë zjarri. Nuk e di se kush kanë qenë këta persona. Rastin e kam lajmëruar në polici dhe e kam dhënë deklaratën time”. Ai e përmend edhe faktin se është drejtor menaxhues i “Agro Holding Kosova” i deleguar nga AKP-ja, që e mori këtë kompani nën menaxhim e me çka nuk ishin pajtuar drejtuesit e kompanisë.“Ju e dini se çështja e ndërmarrjes “Agro Kosova” ka qenë bërë mediatike. Kjo ndërmarrje është nën menaxhimin e AKP-së dhe unë jam deleguar nga AKP-ja si drejtor menaxhues. I kam kontaktuar menaxhmentin e AKP-së dhe më thanë ta bëj mediatike këtë rast”, ka thënë ai për Klan Kosova.Në ndërkohë që Krasniqi thotë se e ka lajmëruar policinë dhe të njëjtit kanë shkuar në shtëpinë e tij, policia në Prizren nuk di gjë për rastin.Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se nuk kanë asnjë informacion lidhur me rastin.Para një kohe ndërmarrja “Agro Holding Kosova”, me asistencën e policisë, u morr nën menaxhim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit