Dëshmitarët flasin me dhembje të shpirt për maskarën e Tusuzit
Sahereë vije data 26 maj të gjithë familajrët e Lagjes së Trimave me dhembje e kujtojnë këtë datë. Sot e 23 vite më parë në Lagjen e triamve u vranë ; Neki Gashi, Hesat Xhemshiti, Bejam Xhemshiti, Rafet Abdylmexhiti, Sami Abdylmexhiti, Shefik Abdylmexhiti, Behar Abdylmexhiti, Mirsat Osmani, Hyrmet Sylejmani, Bislim Çengaj, Selvinaze Çengaj, Salih Elshani, Ymer Thaqi, Avdi Berisha, Refki Berisha, Hajrim Arifi, Sani Bajrami, Selim Berisha, Feim Berisha, Xhemajli Poniku, Halil Poniku, Fazile Maqkaj, Njazi Muja, Rexhep Maqkaj, Fadil Ramadani, dhe dy të vrarë tjerë një javë përpara në lagjen Bylbyldere: Enes Muharremi dhe Fatmir Muharremi. Ne sot kemi nda disa kujtime nga Rrahman Arifi i cili me lotë në sy rrëfeu ngjarjen si dëshmitar i asaj tragjedie ku iu vra djali 22 vjeqar Hajrim Arifi i cili ishet edhe i angazhuar në luftën për liri, Ai kujton këtë dhembje të madhe sot, para mikrofonit tonë Edhe Jehona Abdylmegjiti ishte dëshmitare për vrasjen e familjarëve të saj e cila me shumë dhembje sot rikujtoi ato plagë të shpritit . Këto dëshmi janë dëshmia më fortë se barbaria serbe kishte vra civilë të pafajshëm.
Maskara e Tusuzit mbetet dhembje e përhershme Sot e 23 vite me përë ndodhi masakra serbe mbi shqiptarët në lagjen Tusuz të Prizrenit Tani e martuar (Lagjeja e Trimave) si lagje dihet se para dhe gjatë gjithë luftës, ka dhënë kontribut shumë të çmuar për çlirimin e Kosovës, dhe ishte istikam i pathyeshëm i rezistencës kombëtare, si dhe baza e organizimit ilegal dhe celulave të para të UÇK-së,të udhehequr nga mësuesi, tash Heroi Xhevat Berisha dhe snhumë të tjerë.. Kjo lagje dha shumë dëshmorë të kombit dhe luftëtarë të pushkës të cilët ishin të pathyeshëm ndaj kërcënimeve të armikut serb dhe bashkëpuntorve të tyre! Barbaria serbe, ashtu edhe si herëve tjera, pas çdo humbje që i pësonte në luftimet me forcat e UÇK-së, ashtu siç vepruan kudo në Kosovë, edhe në Tusuz e përdorën të njëjtin skenar të krimeve, duke u hakmarrën në popullatën civile, që u gjendën nëpër shtëpitë e tyre. Në mesin e 27 të masakruarve kishte edhe persona me të meta fizike, dhe dogjën më shumë se 250 shtëpi. Sot kryesuesja e kuvendit Antigona Berisha Bytyçi, vendosi buqete liulesh dhe bënë homazhe bashkë me kryetarin e veteranëve të komunës së Prizrent Selim Krasniqin. . Ata me këtë rast thanë se këta ishin dhe mbeten në kujtesën tonë kolektive . Kurse Selim Krasniqi pohoi se lavdi e përhershme qoftë mbi këta .Disa nga evokimet e sotme i përkujtoi edhe Islam Thaçi i cili po merret më hulumtim dhe zbrjdhjen e kësaj masakre Inserte Dhembja e kësj masakre edhe sot e 23 vite pas po barte te familjarët dhembjen siq ishte nw ditën e ndodhjes