Abelard Tahiri: Çmimet janë rritur 35%, VV të reflektojë që të mundësohet tërheqja e Trustit
Abelard Tahiri i PDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se të enjten do të mbahet seancë plenare ku do të diskutohet edhe çështja e Trustit.Ai tha se çmimet janë rritur deri në 35 për qind, dhe duhet të lejohet tërheqja e Trustit.“Tërheqja e mjeteve të Trustit është kërkesë e qytetarëve, dhe opozita do ta përkrahë një gjë të tillë që qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar nga Trusti”, tha ai, shkruan Reporteri.net. Ai tha se shpreson që VV dhe partnerët e koalicionit të reflektojnë pasi çmimet janë rritur. /Reporteri.net/.