Çaste poetike me poeten;Nexha Reçica

PEMA

———————

Më the të bëhem pema jote

që pikëllim të mos kesh

që të hapë degë deri në rrugë

dhe çdo rreze drite ta ruaj.

Kaq shumê kêrkoje nga unê

më the mos shko e ti ike atëherë kur u bëra pemë

dhe të gjitha gjethet i shkunde.

E tani si pemë

po e ëndërroj një pranverë.