Çaste poetike me poeten : Anila Toto
Natë
——————-
Oh, ti yll i bukur që rri lart në qiell
E më ndihmon të flas me tim atë,
Me shpirtin tim mos loz e mos qesh
Kanë botë të çuditshme gratë.
Por ja, bie nata e nën qiej të zinj
Mbyllim sytë për tu ndarë me gjithçka.
Në gjoks mbetet një hënë plot vetmi
Si një medaljon i bardhë.
Anila Toto