Çaste poetike me poeten;Albina Trebicka

SI MUNDE VALLË…?!

——————————-

Si munde vallë mos më besosh,

kur me buzëqeshje mbushnim orët tona?!

Si munde tek unë të dyshosh,

kur dashuria përgjonte orët e vona?!

Si munde të harrosh sytë si copa qielli,

ku buzët trembnin gjumin nën qerpik?!

Mendimet fluturojnë përherë e më larg

Të kapin mërzitjen e kthyer në varg

Ne të dy shkruajmë poezi

Mes vargjesh përqafohemi shpesh

E si mund të të kem unë ty zili,

kur poezi e dashuri janë brenda nesh?!

Si munde vallë mos më besosh?!

A.Trebicka 31.05 2022