Viola von Cramon: Qeveria e Kosovës ka një propozim të saj për Asociacionin
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se ka informata se Qeveria e Kosovës ka një propozim që lidhet me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.Cramon ka refuzuar të jap shumë detaje, megjithatë ka sinjalizuar se Qeveria e Kosovës po rishikon qëndrimin për Asociacionin, një çështje që pengon dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare mes dy vendeve.Raportuesja për Kosovën, ka deklaruar se para marrëveshjes finale, duhet të zbatohen marrëveshjet e mëhershme, ku përfshihet edhe marrëveshja për Asociacionin.“Mendoj se ajo çfarë kam dëgjuar është se kjo është duke ndryshuar së fundmi. Dhe ky është një lajm i mirë sepse kjo është ajo çfarë nga duhet. Na duhet një koncept i formësuar i palës kosovare rreth Asociacionit”, ka thënë ajo në KTV.Për Cramon, ndryshimi i qëndrimit nga ana e Qeverisë së Kosovës është çështje e arritjes së kompromisve, duke shtuar se kundërshtimi i Asociacionit nga Kosova s’ka qenë gjë e mençur.“Jo që do të ndryshojë pozicionin për Asociacionin, por mund të vijë me një propozimin të saj për Asociacionin që do të ishte një gjë e mirë”, ka thënë ajo për televizionin