Oda Prizrenit ka një kohë te gjatë që kushton rëndesi te madhe arsimit dual
Merita të jashtëzakonshme për angazhim për arsimin dual po bën Mrs. Afrim Tejeci bashkë me Oda e Prizrenit.
Oda Ndërmarrësve Zejtarëve së bashku me Besa Foundation kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi në prani të znj Majlinda Rizvanolli nga MASHT në kuadër të Taskforces ku pjes e kësaj tani është Oda Prizrenit për zbatimin e sistemit dual në Kosovë. Oda Prizrenit ka një kohë te gjatë që kushton rëndesi te madhe arsimit dual që të jetë pjesë e shkollimit profesional në vendin tonë. Sistemi dual i arsimit është e një rëndësie të madhe pasi kontribuon në zhvillimin e aftësive cilësore praktike që kërkohen nga punëdhënësit. Sistemi dual është një sistem në të cilin aftësimi profesional në shkolle profesionale kombinohet punën praktike me Ndërmarrës . Oda Prizrenit si anëtare e Odës Zejtare Koblenzit Gjermanisë me përvoj tani me shumë vjeqare e mirëpret kët marveshje , Iniciativ për zbatimin e sistemit dual në Kosovë që ka ardhur nga Fondacioni BESA, të cilët janë zotuar që të sjellin ekspertizën lidhur me këtë sistem nga diaspora në Kosovë. Oda Priztenit beson që ky sistem do të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e punësimit të nxënësve pas kryerjes së praktikës dhe lehtëson rrugën për punëtorë të kualifikuar edhe për prodhuesit vendor. Me anë të kësaj marrëveshje bashkëpunimi jena dakorduar qe anëtarët e Odës Prizrenit do të sigurojm kompani të cilat do të fillojnë me zbatimin e sistemit dual të mësimit, ku do të hapin dyert për ngritjen dhe praktiken profesionale të nxënësve në shkollat profesionale. Nxënësit pas përfundimit të punës praktike me njohurit e fituara do të jene te gatshem per tregun e punës… Ky do të jetë investimi më i sigurte në ngritjen e kuadrove të reja profesionale, punësimin e të rinjve, dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit./qendrapress.com/