‘’Qetësonu së pari, dëgjoni mirë”.- Shkruan;Hisen Berisha
Unë po ju flas jam veteran si ju, ne nuk jemi pak, sepse jemi ata që kemi bë luftën e kemi sjell lirinë dhe e kemi bë këtë shtet. Ju kenii të drejtë në çdo gjë por duhet ta dini që këto institucione, kjo rrugë, ai bari që po e shkelni, këta policë që detyrohen ta mbrojnë institucionin janë tanë. Kjo është rezultat i gjakut tonë, e gjakut të dëshmorëve, ne duhet t’i mbrojmë e jo t’i lëndojmë. Mos gaboni me dëmtu kurgjo. Mos gaboni me dëmtu asnjë pemë që është mbjellë në oborr. E runa Zot me prek ndonjë polic, prandaj e ndershme e dinjitoze për ne është mos me na detyru me dalë në rrugë’’/qendrapress.com/