Mushnikova sot, shënoi 50 Vjetorin e Shkollës Shqipe në Luginën e Lumbardhit
Fshati Mushnikovë, ka mbi 270 shtëpi mbi 300 familje me 1633 banorë. 90% të banorëve janë Shqipëtar dhe 10% të tjerë: Boshnjakë, Serbë dhe të padeklaruar. Rreth 40% të banorëve janë mërgimtarë në vende të ndryshme Evropiane duke u kthyer në vendlindje një herë në vit ose sipas festave . Banorët e fshatit Mushnikovë janë të përbërë nga disa familje, kryesisht: Smaili, Veliu, Dili, Bajrami dhe Rama.
Drejtori i shkollës së Mushikovës prof ,Sedat Bajrami sot në mënyrë madhështore e ka shënuar 50 – vjetorin e themelimit të shkollës shqipe në Mushnikovë.Me këtë rast u bë
përurimi i Sallës së Sportit dhe Kabinetit të shkencave natyrore,ku morën pjesë Ministrja e Arsimit të Kosovës Znj.Arbërije Nagavci. Shefi i DKA-së në Prizren Elbasan Shoshaj si dhe shumë mysafirë të pranishëm. Festa ka filluar shumë më heret ku është shënuar me lodra e zurla, manifestimi i kësaj shkolle sot është një festë e madhe për kët fshat dhe Luginën e Lumbardhit/ qendrapress.com/