Çaste poetike me poeten;Lule Alidema
SILLET BOTA
——————
Sot je në fron dhe më drejton mua
Sot forcën e zemrës time e ke ti
Mos harro se kjo botë sillet
Vjen një ditë mund ta humbasësh këtë fuqi.
Jo gjithmonë mund të jesh në lartësi
Jeta është shkallë-shkallë
Si do t’ia bëni kur do kesh nevojë për mua
Si të të përgjigjem kur nuk meriton.
Do të dua të mos jam si ty
Por dhe unë kam një qëndrim
Vështirë të përbihet padrejtësia
Të kthej të të shikoj prap me syrin tim.
Jo gjithë jemi të njejtë
Unë nuk jam si ty
Nuk mendove se kjo botë sillet
Rrota historisë mund të të shkelë dhe ty.
Lule Alidema
16.10.2020.
Prishtinë