Vazhdon shtrenjtimi edhe sot, çmimi i naftës po ngjitet drejt 2 €

                                    Çmimet e karburanteve janë rritur përsëri edhe sot. Nëpër stacione të ndryshme karburantesh, në tableat treguese shihet që çmimi për një litër naftë ka shkuar në afro 1 euro e 90 centë, derisa në disa të tjera varion nga 1 euro e 80 centë deri në 1 euro e 87 centë.Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që Qeveria të reagojë duke ulur akcizën për naftën.Ndërkohë naftëtarët dje i kanë dërguar letër kryeministri Kurti, duke i kërkuar që të ulë akcizën apo TVSH-në për produktet e naftës dhe jo marzhën.Naftëtarët kanë kërcënuar me mbyllje të pompave në rast se nuk iu përmbushen këto dy kushte.