Veteranët e përbashkuar në Shtëpinë e bardhë,të mbushur me plotë emocione,flasin për ditën e çlirimit të  Prizrenit tani e 23  vite më parë

                       Në ditën e rilindjes së tyre, me kënaqësi, krenari dhe respekt të veçantë, Kryetari Shaqir Totaj, priti sot heronjtë e gjallë të UÇK-së, të cilët, në kohën kur Kosova ishte në rrezik që të mos ekzistonte më, këto gra e burra i dolën para okupatorit që ta ndalnin, njëherë e përgjithmonë, presionin shekullor. Kryetari Totaj, me këtë rast tha se është i lumtur që e jetuam bashkë Epokën e UÇK-së dhe brezave të rinj do t’ua mësojmë, çdo ditë, burimin e lirisë sonë.

Lavdi dhe faleminderit Çlirimtarë!

Lavdi Dëshmorëve e Martirëve!

                            Në ditën e çlirimit të Prizrenit,kryetari i komunës Shaqir Totaj,u ka bërë një ftesë  të  gjithë veteranëve të luftës në shenjë nderimi që ata  bënë për luftën dhe  për çlirimin e këtij qyteti tani e 23  vite me parë.Kryetari Totaj  sot, duke lavduar veprën dhe mundin e  veteranëve  tha se këtu jeni  në shtëpinë tuaj dhe  ju  e gjaku i dëshmorëve  bënë që sot të  festojmë tha kryetari Totaj. Në emër të  shoqatave të dala nga  lufta përshendeti këtë tubim kryetari i shoqatës së invalidëve të  Luftës së UÇK-së Burim Shala.

Zëvendës komandanti i ZOP-it  Sadik Halitjaha, sot, evokoi  disa nga  momentet e ditës së çlirimit duke  potencuar se ato  i kujtohen sikurse  të ishin sot. E  po kështu  evokime  të këtilla sot, rikujtian edhe  Ruzhdi Saramati,komandat  i Brigdadës  128 , pastaj  Bashkim Hoxha,Selim Krasniqi, Bislim Muqaj,Ibrahim Morina, Enver Hoti  e Ramize Sinanaj e disa të  tjere evokuan momente   nga  ajo ditë e çlirimit. Shumica  prej këtyre  falenderuan kryetarin  për këtë takim dhe thanë  se këto takim  kanë rëndësi të madhe për  veteranët/qendrapress.com/