E diela poetike me shtatë poezi, të poetes :Nexha Reçica
DASHURI
———————
Së pari kur e provojnë
të gjithë sikur e besojnë
për ta mbajtur gjallë
ndodh rrallë e më rrallë
Kur është e sinqertë
ajo është shenjtëri
rritet rritet e rritet
deri në pavdekësi
Kur nuk është dashuri
shpirtit i bëhet errësirë
helm përditshmërise
ferrë për ta kapërdirë.
N. Reçica 7 qershor 2022
* * *
NËSE
——————
Nëse ndonjêherë
rebelohem para shiut
a do të grindem me retë
kur të mbushen rrugët
me dallgë?
Apo do të jem
lundëtare e shpresës
kur do të zbraset
pluhuri i dendur.
N. Reçica 27 maj 2022
* * *
PSE
_______________
Ti po vie me vrap
me etje në shpirt
më lë në harresën tënde.
Ikë në heshtje
me vetëtimë
këmbëzbathur në trishtim.
Mbaj ndër duar flokët
në pranverën
e shpirtit tim.
N.Reçica
24 maj 2022
* * *
UNË DHE ERA
————————-
Eja erë, eja me mua
më largo atje përtej
do të jem mirënjohëse
për gjithëherë
Më struk
në krahët tuaj
më fluturo larg
edhe nga ai terr
aty ku është ai
qoftë edhe në ferr.
N.Reçica
* * *
MAGJIA E PUTHJES
——————————
E ëmbël magjike
tronditëse pushtuese
kurrë e provuar
puthja jote
në buzët e mia
përherë e freskët
përherë e zjarrtë
përherë ëndrrimtare
unë
me puthjen tënde
jetoj
ti
ngado që të shkosh
nëse do të kthehesh
zjarrin e puthjes sate
do ta gjesh
në shkrumin
e buzēve të mia.
* * *
NË PREHËRIN E TIJ
_____________________
Në prehërin e tij vëj kokën
atëherë kur mjegullat bien
në krahëror e mbaj ëndërrën
e puth me buzët e mia.
Kur natën yjet qiellin mbulojnë
më sjellin ngadalë vezullimë
më futen brenda në shtrat
magjishëm më mbajnë në gji.
Më mbështjellin si hyjnoret
brenda syrit tënd të ngrohtë
hapa sytë si çdo natë
më përqafoi agimi.
* * *
FJALA E NËNËS
—————————
E dua aq shumë fjalën e nënës,
edhe atëherë
kur rri te lulet e parkut
çdoherë më rri në shpirt
e më bëhet sërish
ta thirri fjalën NËNË.
até fjalë diellore
që zhdavaritet parkut
dhe unë te këto lule
ta kujtoj të shenjtën nënë.
ta kujtoj buzëqeshjen
në prag të shtëpisë
në oborr lulesh,
shumë kohë mendoj
kur unë e dua
atë fjalë të rrallë.
para kujtimeve
po më humbin fytyrat e ditëve
kur të thirra nënë,
kjo kujtesë
ka nis të m’i zbardhë flokët
prej fjalës në fjalë
prej vajit në vaj
prej shpirtit në shpirt të dehur
desha ta thërras fjalën nënë.
në dashurinë time të humbur
kur puhia e parkut
luan degët e lisave
e unë mbytem në kujtime,
e imja NËNË.