Çmimet në ‘qiell’: Nafta u rrit për 5.5%, vaji për 5.2%, mishi për 4.3%
Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar është rritur 12.5 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin maj 2022 është rritur 0.9 për qind.Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, maj 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te karburantet me 5.5 për qind, ndjekur nga pemët me 5.4 për qind dhe vajrat e yndyrat ushqimore me 5.2 për qind.“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9 për qind në muajin maj 2022 krahasuar me muajin prill 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të bukës dhe drithërave me 1.8 për qind, mishi me 4.3 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 0.5 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 5.2 për qind, pemët me 5.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 1.3 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë me 2.3 për qind dhe kafja, çaji dhe kakao me 1.9 për qind”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.“Uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet janë rritur me 1 për qind, pijet alkoolike me 0.9 për qind, këpucët me 3 për qind, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit me 1.5 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 1.3 për qind, mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 1.5 për qind, pajisjet shtëpiake me 0.4 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 0.3 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 5.5 për qind, pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave me 1.2 për qind, shërbimet hoteliere me 0.5 për qind, pra me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4 për qind në IHÇK”, vijon raporti.Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te perimet me 10.7 për qind dhe rryma me 4.7 për qind – për shkak të rënies së konsumit të energjisë elektrike në muajin maj 2022 krahasuar me muajin prill 2022, me një ndikim prej 0.5 për qind.“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin maj ka arritur në 12.5 për qind në muajin maj 2022 krahasuar me muajin maj 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të bukës dhe drithërave me 27 për qind, mishi me 18.1 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 22.5 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 54.3 për qind, perimet me 8.8 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 17 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë me 13.9 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 15.9 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 7 për qind dhe pijet alkoolike me 3.4 për qind”, raporton ASK. “Duhani me 4.7 për qind, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit me 9.6 për qind, energjia elektrike me 11.9 për qind (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar-maj 2021 ishte për 0.0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19), gazi me 43.8 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 24.4 për qind, mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 5.7 për qind, pajisjet shtëpiake me 8.3 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 10.4 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 6.2 për qind, blerja e automjeteve me 6.8 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal me 5.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 45.3 për qind, shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 9.9 për qind, shërbimet për transport me 12.8 për qind, shërbimet hoteliere me 10.3 për qind, kujdesi personal me 5.1 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.7 për qind në IHÇK”, përfundon ASK. Mirëpo, rënie e çmimeve vërehet te pemët me 7.9 për qind me një ndikim prej 0.2 për qind.