Drejtori Lamaj njofton  për intervenimet që janë bërë  në fshatin Skorobishtë

               Drejtori i Shërbimeve publike  Çelë  Lamaj , për  Rtv’’ Besa’’ në  konfirmon  se kjo drejtori ka pasur ntervenime që janë bërë  në fshatin Skorobishtë .Pas gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga vërshimet në fshatin Skorrobisht për shkak të reshjeve atmosferike, Komuna e Prizrenit, konkretisht

Drejtoria për Shërbime Publike ka intervenuar përmes ekipit emergjent në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Pas marrjes së informacionit për gjendjen në atë lokalitet, DSHP-ja ka dhënë urdhëresë që të intervenohet menjëherë për të sanuar gjendjen e krijuar, aktualisht punimet janë duke u zhvilluar dhe situata së shpejti do të kthehet në normalitet. Drejtori Lamaj  tregonte pas orës  20 me  lajmëruan  se ka një  vërshim  menjëhere  e kam autorizua kompaninë   përkatëse  dhe kompania  ka punuar deri në orët e pasmesnatës dhe e ka stabilizuar gjendjen atje./qendrapress.com/