Kuvendi seancë për Trustin, jashtë protestohet pro tërheqjes së parave

                           Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për seancë parlamentare.Në rend të ditës të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Fondet Pensionale të Kosovës që parasheh lejimin e tërheqjes së deri në 30 përqind të kursimeve pensionale nga ana e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.Opozita ka  kërkuar nga deputetët e shumicës që të reflektojnë lidhur me projektligjin për TRUST-in.Por,  subjekti politik më i madh në Kuvend, Lëvizjes Vetëvendosje,  ka thënë se nuk do ta mbështesë këtë propozim të PDK-së.Një veprim i tillë nuk është përkrahur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.Ndërkohë që ky Projektligj do të shqyrtohet në Kuvend, Sindikata e Re e KEK-ut ka organizuar sot protestë, me kërkesën për votimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.Kësaj proteste është paralajmëruar se do t`i bashkohen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.