Testi i maturës sërish me telashe, mbi 100 nxënës përjashtohen për shkak të kopjimit

                             Provimi i maturës edhe sot është shpërndarë në rrjetet sociale, ku janë krijuar grupe me mbi 5500 anëtarë. Pjesë e këtyre grupeve thuhet se janë familjarët, studentë e profesorë. Derisa Ministria e Arsimit paralajmëron masa për administratorët, bëhet e ditur se për shkak të kopjimit, janë përjashtuar nga testi mbi 100 nxënës.Organizata ETEA, e cila ka bërë monitorimin e testit, bëri thirrje për pezullim të këtij testi, pasi ka pasur një numër të konsiderueshëm të shpërndarjes së testit në rrjete sociale.Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, ka deklaruar se kopjimi në testet e maturës sot është me nivele alarmante për shkak të mundësisë që kanë krijuar rrjetet sociale dhe pajisjet teknologjike.Gjatë gjetjeve të organizatës, Ahmeti ka thënë se në grupe ku po shpërndahen përgjigjet e testeve, po angazhohen edhe profesorët e jo vetëm nxënësit apo familjarët e tyre.“Sot kopjimi i ka përmasat e jashtëzakonshme, konsiderojmë në nivele alarmante për shkak edhe të mundësive që krijojnë rrjetet sociale dhe pajisjet teknologjike. Ne si organizatë e kemi përcjellur dy vitet e fundit testin e arritshmërisë dhe provimin e maturës, sidomos këtë vit kemi të gjetura që janë përtej imagjinatës, ku në këto grupe përfshihen edhe profesorë, prindër, familjarë dhe çfarë ka qenë më e çuditshme ndër të tjera, janë të përfshirë edhe studentët të cilët në mënyrë të tërthorte, ofrojnë ndihmë që në zgjedhjet studentore kur ata të regjistrohen në fakultet, ta kenë një lloje borxhi për të votuar për ata. Kemi një mobilizim prej të gjitha palëve për ta bërë një mashtrim kolektiv, viktimë e se cilës para se cilës janë vetë fëmijët që po i nënshtrohen këtyre testeve kombëtare”, ka thënë Ahmeti.Ahmeti tregoi që këto grupe kanë kaluar 25 për qind të nxënësve të nivelit nacional, ku përfshinë dikur rreth 5500 anëtarë.Ai theksoi se kanë raportuar te Ministria e Arsimit, ku kanë dërguar dëshmitë e tyre dhe kanë shprehur gatishmëri të ofrojnë ndihmë në identifikimin e administratorëve të grupit dhe për të dëshmuar nëse ka mësimdhënës në këto grupe apo jo.“Kemi raportuar edhe te instancat institucionale siç është Ministria e Arsimit, përkatësisht përgjegjës për këto çështje, kemi dërguar dëshmitë tona në mënyrë që ata të mos justifikohen me mungesë të dëshmive. Dëshmitë janë të bollshme dhe kemi shprehu gatishmëri që të ofrohemi për ndihmë nëse aty ka interes për t’u thelluar identifikim fillimisht të administratorëve duke vazhduar nëse dëshmohet nëse ka mësimdhënës në këto grupe, pasi ky konsiderojë është problemi”, theksoi ai.Ai dha disa rekomandime për parandalimin e këtij fenomeni, gjersa shtoi se më e arsyeshme është të pezullohen testet kombëtarë, pasi vetëm po i kontribuojnë mënyrës së mashtrimit.“Ne kemi nxjerr edhe disa rekomandime që i kemi ndarë edhe me institucionet, ku konsiderojmë që është më e arsyeshme të pezullohet ky test dhe testet kombëtare, meqë shohim përmasa të tilla të kopjimit dhe këtu vetëm i kontribuojmë mënyrës së kopjimit dhe të mashtrimit, në anën tjetër shkaktojmë një stres, panik të panevojshme te fëmijët për arsye se ky test nuk e ka rezultatin dhe qëllimin që është konceptuar dhe për çfarë mbahet, konsiderojë që më mirë është të pezullohet apo të anulohet tërësisht, gjithsesi është mirë të mbahet por të mbahet në kushte të cilat janë të mirëfillta, korrektë për të gjithë fëmijët dhe të parandalohen të gjitha këto metoda të kopjimit”, ka thënë ai.Ndërsa ka thënë se ka pajisje të cilat e parandalojnë futjen e valëve të internetit, që e pamundësojnë kyçjen në këto grupe.Ndërsa, shef i divizionit për vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi tregoi se testi ka nisur me kohë në të gjitha qendrat e testimit, por pohoi se në bazë të informatave të para, mbi 100 nxënës janë përjashtuar nga provimi për shkak të kopjimit.