“Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, Mbajtja ne pronësi ,kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi njofton se me 22 qershor 2022 rreth orës 17:35 min, hetuesit e Stacionit Policor Prizren VERI, pas një pune operativo hetimore, kanë arrit qe ne fshatin Grejkoc te Suharekës të gjejnë dhe te sekuestrojnë ne cilësinë e provave materialë: • Një pushke automatike AK 47 • Një karikator dhe • Nënte (9) fishek Sekuestrimi është bere ne prezencën e dëshmitarit dhe te avokatit mbrojtëse i të dyshuarit, E.R. , i datëlindjes 1992, m/sh/k, I dyshuari më datën 11 maj 2022, kishte gjuajtur me armë zjarri në një lokal ku mbahej muzikë ”live” në fshatin Lubizhd të Prizrenit. Nuk kishte persona të lënduar përveç dëmeve materiale. I dyshuari është arrestuar nga ana e hetuesve policor me 25 maj 2022 dhe i njëjti gjendet nen masën e paraburgimit. Lidhur me ketë është njoftuar Prokurori lendes i Prokurorisë Themelore –Departamenti për Krime te Renda ne Prizren.’’njofton zëdhënësi Gashi/www.qendrapress.com/