Çaste poetike me poeten;Nexha Reçica

BUZËQESHJE

——————————

Buzëqesha,

kur më the të dua,

edhe kur më the

të kam yll.

buzëqesha

kur shoqërohesha me

hënën

dhe ti ishe dielli im,

që më ngrohë.

buzëqesha

atëherë,

kur më the

nuk të dua.

I buzëqesha hënës,

I buzëqesha yllit,

I buzëqesha diellit.

buzëqesha përherë,

se ai yll,

ai diell,

dhe ajo hënë,

nuk shuhen kurrë!