Presidentja Osmani për Vjosa Berishën: Model i gruas së guximshme e stoike
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e producentes së filmave, Vjosa Berisha.Ajo ka thënë se kontributi i saj në industrinë e filmit është i çmuar dhe se ajo ishte jo vetëm një profesioniste e shquar, por edhe model i gruas së guximshme e stoike, ndaj e tillë do të mbetet në kujtesën tonë.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të producentes së filmave, znj.Vjosa Berisha.Ajo ishte jo vetëm një profesioniste e shquar, por edhe model i gruas së guximshme e stoike, ndaj e tillë do të mbetet në kujtesën tonë.Kontributi i saj në industrinë e filmit është i çmuar. Ajo la pas një festival filmi, të cilin e bashkëthemeloi dhe i cili do të mbetet simbol me të cilën do ta kujtojmë përherë.Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Berisha!I përhershëm qoftë kujtimi për znj.Vjosa Berisha!