Komuna e Prizrenit mori një veturë dhuratë nga UNMIK-u
Kryetari Shaqir Totaj priti sot Caroline Ziadeh, shefe e UNMIK-ut në Kosovë, ku nënshkruan dokumentin me të cilin Komuna e Prizrenit pranoi dhuratë një veturë nga UNMIK-u, e cila do të përdoret për nevojat e zyrtarëve të Komunës.
Kryetari Totaj falënderoi znj. Ziadeh për vizitën dhe dhurimin e veturës, me të cilën do t’i lehtësohet puna zyrtarëve komunal sipas kërkesave që kanë.
Poashtu, përfaqësues të UNMIK ofruan ndihmën e tyre për çështje të tjera që komuna jonë dhe komunitetet që jetojnë në Prizren mund të kenë nevojë.