ZZjarrfikësit prizrenas sot, dëshmuan një përgaditje të lartë profesionale
ZZjarrfikësit prizrenas sot,dëshmuan se kishin një përgaditje të lartë profesionale si në shuarje të zjarreve e po ashtu edhe Raste e aksidebtëve të rënda si dhe aksidente të zjarreve. Këtë ngjarje të zjarrfikësve ,sot e përcillën kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, Drejtori i policisë Rajonale Faton Alija, Drejtoresha e Emergjencës Ramize Shala, ajo e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj dhe pjesëmarrës të shumë të tjerë zjarrfikës. Me këtë rast fillimisht ata improvizuan shuarje të zjarreve e pastaj më vonë edhe në raste të aksidenteve. Kur zjarrfikësit intervenuar në shkollë e pastaj në veturata e dëmtuara. Pas stimulimeve shumë të sukseshme ata më vonë edhe treguan një profesionalizëm. Pas kësaj kryetari i komunës Shaqir Totaj, tha se me këto, sot, u dëshmuan se zjarfikësit sihn shumë profesional dhe kjo më dhanë kurajo të besojë se në raste të zjarreve kemi njerëz profesional që mund të jenë në krye të detyrave. Drejtoresha e Emergjencave Ramize Sinanaj Shala, tha se sot, me këtë veprim dhe më këto prova edhe njëherë dëshmuan zjarrfikësit prizrenas se ishin në krye të detyrave dhe profesionalizmit të tyre. Ajo pastaj ka folur edhe për punën që po ë bëjna këta e sidomos në raste të zjarreve. Së fundi të gjithë bashkarisht bënë edhe fotografi të përbashkët pas një sukesi të konsideruar zarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren.