E diela poetike me shtatë poete;Mimoza Eliona Osmani

Eja çdo natë,të pres të vish

————————————-

Eja pranë meje,sonte jam hënë,

Nuk jam prej reje,jam siç kam qenë.

Eja pas pak, dhe zgjoi erërat…

Kam zemër, gjak, si gjithë të tjerat.

Eja çdo natë,të pres të vish,

Jam hënë e artë,me ndjenja,mish…

Më ka marrë malli, për tënden dritë,

“Hunda dhe balli”, vret dashuritë…

Eja të pres ,sonte jam hënë,

Nuk jam prej reje ,jam siç kam qenë

Hidhe magjinë se s’më zë gjumi,

Dhe shpirtin shes,për një plumb plumbi…