Çaste poetike me poeten;Havë Shabanaj
Shqipni e bukura Shqipni
———————————-
Nga Peja ne Prizren vazhdova
E syte u mbushen me bukuri
Nga Prizreni ne kala u ngjita
E jeta mu mbush plot me magji
Nga kalaja,vazhdova ne Sharr
Ne sharrin pitoresk
A ka naj vend ma magjeps me thuani?
A’po thjeshte eshte, nje mrekulli
Nga malet zbrita poshte dhe vazhdova deri ne kufi
Po si te kthehem me thuani?
Pa shku ne Shqipni
N’shqipnine qe gjithe e kemi endrru
Mos m thuani qe ka kund ndonje vend,
vend ma t’mire…
Shqipni e bukura Shqipni
Mos vdeksha pa t’pa t”bashkume!
H.Sh