Të shtëna armësh në Pejë, plagosen dy persona
Pas përleshjes me armë zjarri në fshatin Kryshec të Pejës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare. “Rreth orës 20:55 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës. Gjatë asaj përleshje është përdorur arma e zjarrit, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës, ndërkaq pastaj njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, deklaroi Gashi.Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar.Po ashtu është konfiskuar arma me të cilën është shtënë.