Çaste poetike me poeten;Tema Remzije

E njejta ofshamë që kurrë nuk i ndan.

——————————————————–

Troket tek njeri e çon një fjalë

te ngjyer në atë helm

që për një çast zemrën ia ndalë,

ia grryen kanal

dhe nis ngule hunj è me ferrë thurë gardh.

Troket tek tjetri è i thotë mbyll portën,

me ferra fjalësh e nderlik gardhin.

Shpifësi ndeze zjarrin,ai intrigant

që ndan veç ndan

vëllanë me motrën e motrën me vëllanë.

Ai është pa portë,pa kulm,pa derë.

è për mjaltë njeh helmin që goja i nxjerr.

S ka vëlla as motër s ka shpirt as zemër

e veë huqin ma të keq e ka për ves

i mallkuemi prej Zotit deri sa vdesë.

ai dreq bir dreq.

Kurrë nuk e din e s ka si è din,

se vëllau me vëllaëe e vëllau me motrat

janë të pa ndamë.

Tek njëri tjetri shpirtin è kanë

e loçkën è zemrës pa porte,pa gardh

qe ne sinkron i thërret kudo ata janë

me të njejten ofshamë.

È njejta ofshamë,

që i banë bashkë e kurrë nuk i ndan.