E diela poetike me shtatë poet e shtatë poezi:Kujtim Oshafi
Tantellë e saj hedhur krahëve.
—————————————–
E ndjente që do të shkoja, ndaj rrinte edhe më priste
Derën mbante gjysmë hapur, me majat e gishtave të saj
Tantellën hedhur krahëve, si një kometë që vendin digjte
Edhe mua më vinte mirë, të më digjte ai zjarr.
Kishte trup të derdhur, e buzë që ndillnin epsh
Blu ata dy sytë e bukur, zili dhe qielli për të pasur
Si me magnet shikimet, drej vehtes të tërheq
Të shijoja atë bukuri, më duhej të flija me sy hapur.
Kujtim Oshafi -Edinburgh-Skoci