E diela poetike me shtatë poete e shtatë poezi:Razije Hoxha
TË DUA TY
Kështu do të jetë gjithmonë, i dashur!
Historia jonë, do jetë një legjendë që do ta këndojnë erërat.
U do të jem gjithmonë një breg.
Ti një det, që me valë pas më ndjek.
Merre vrapin e dallgëve, dhe eja!
Unë dua puthjen tënde të furishme.
Përqafimin tënd,
në ditët tona me lumturi.
Unë dua oshëtimën e mallit tënd,
në ditët tona me stuhi.
Deti im,
Unë s’bëj dot pa ty!
Unë dua të jem kripa, loti në syrin tënd.
Unë dua të të qetësoj,
Unë dua të të cmend!
Unë të dua, ty!
Unë të dua ty!